Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 shkurtin 2024

Mot me diell me temperatura të larta për sezonin

Foto: BNR

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Era do të shuhet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, pak më të ulëta në luginat në Bullgarinë Jugperëndimore, në Sofje rreth 3°.

Të martën do të jetë me diell dhe e ngrohtë me re të shpërndara të larta. Para mesditës në Bullgarinë Veriore do të fryjë ende erë e fort. Pas mesditës era do të dobësohet deri në mesatare në të gjithë vendin  dhe do të orientohet nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat e ditës do të vazhdojnë të rriten dhe maksimalet do të jenë kryesisht ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje rreth 16°.

Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar mbi malin Stara Pllanin, por reshje pothuajse nuk do të ketë. Aty do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa në masivet jugore do të fryjë erë mesatare. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 3°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 17°-19°. Temperatura e ujit të detit është 6°-7°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD