Dhoma Agrare Bullgare njoftoi protesta efektive në të gjithë vendin. Strukturat vendore të dhomës nuk pranojnë masat mbështetëse të propozuara nga qeveria
vetëm kundrejt vërtetimit se kanë punuar në humbje vitin e fundit. Sipas fermerëve, deklarata tatimore për vitin e fundit definitivisht nuk mund të tregojë humbjet e prodhuesve bujqësorë, të cilat janë në rritje në tre vitet e fundit. Nuk pranohet gjithashtu shuma prej 150 milionë leva (75 milionë euro) e ofruar nga autoritetet për të mbështetur sektorët vulnerabël “qumësht”, “fruta” dhe “perime”. Sipas prodhuesve bujqësorë, nevojiten analiza të reja për një kompensim më serioz të humbjeve.
Në një hartë të veçantë, protestuesit kanë shënuar mbi 80 pika të nxehta në vend, të cilat do të bllokohen çdo ditë, për të paktën dy orë, nga mjetet e rënda. Protestave në vend i janë bashkuar edhe organizata të degëve të tjera që kërkojnë dorëheqjen e ministrit Kirill Vëtev.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..