Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalVetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues..
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy..