Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalAleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..
Kampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në..
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe..
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy..