Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i këngës "Lart" në interpretim të duetit të këngëtarit Miro dhe artistes Kojna Ruseva, që shënoi fillimin e projektit "Artistë që këndojnë".
Marijana Popova e cilëson këngën e saj “E vërteta” si më të preferuarën në repertorin e saj, madje duke i emërtuar një album dhe turne.
Kombinimi i butë i muzikës dhe i tekstit i sjell krijueses Biljana Angellova një sërë çmimesh. Në vitin 2015, në konkursin "Pranvera" të Radios Kombëtare Bullgare, kënga "Fjalë të palindura" e interpretuar nga Hristina Zhivkova fitoi dy çmime - për debutimin dhe çmimin e publikut. Në konkursin “Melodia e Vitit për Fëmijë 2020”, kënga “Burimi im” u dallua me çmimin e parë. Në vitin 2023 në Konkursin “Sofja Këndon” mori çmim mediatik me këngën “Ji dita ime”, kënduar nga Margarita Hranova. Kjo është një tjetër këngë e shkruar nga Biljana Angellova dhe rikrijuar nga Margarita Hranova.
Ato u takuan në vitin 2016 dhe mes tyre u krijua një miqësi dhe një bashkëpunim të frytshëm. Biljana thotë se zëri i Margarita Hranova e frymëzon me gamën e tij të jashtëzakonshme, dritën në lartësi dhe butësinë në regjistrin e ulët, si dhe me pasurinë e madhe të emocioneve. Këtë e dëgjojmë edhe në këngën “Ëndërr” me muzikë dhe tekst të Biljana Angellova dhe aranzhim të Georgi Cvetkov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, Facebook / Margarita HranovaRreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një..