26 organizata bujqësore, të cilat pretendojnë se prodhojnë 80% të qumështit, 90% të perimeve, 30% të drithit, 100% të orizit dhe vajit të trëndafilit në vend, po vazhdojnë protestat. Në një deklaratë ata kërkuan pagesën e menjëhershme të ndihmës shtetërore, heqjen e taksës mbi subvencionet, heqjen e të gjitha kërkesave joadekuate nga administrata ndaj fermerëve. Në një letër drejtuar mediave, komiteti nismëtar akuzon Dhomën Agrare Bullgare, e cila po negocion me qeverinë, se është "një organizatë e sapokrijuar që nuk ka as një faqe interneti dhe informacion publik”. Bëhen pyetje "cilët janë anëtarët e saj, cili është statuti i saj, cilat janë qëllimet e saj dhe kush e përfaqëson atë." Para BNR-së, prodhuesi i drithërave Radosllav Hristov, një anëtar i Dhomës së kritikuar Agrare, tha se është koha për të miratuar një ligj për organizatat profesionale, në mënyrë që të jetë e qartë se kush është kush në bujqësi.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..