"Me ardhjen e radios, u  shfaq një lloj i ri vepre - shfaqja në radio, shfaqja dëgjimore, siç e quajnë  disa... Për shkrimtarin modern hapet një fushë krijuese në të cilën ai mund të  shfaqë si dhunti, ashtu edhe zgjuarsi dhe mendjemprehtësi, të pangarkuara nga  rekuizitat e rënda të skenës. Shkrimtarit i mbetet vetëm të gjejë ngjarjen,  pesha e së cilës qëndron në dinamikën psikike, në ndikimin e fjalës dhe të shprehjes  - të sinqertë dhe të lirë nga teatraliteti, nga përshkrueshmëria. Veprimi duhet  të lindë dhe zhvillohet në moment, pa kthime të veçanta në të kaluarën ose  devijime", shkruan Sirak Skitnik (1883 - 1943) – redaktori i parë i Radios  Bullgare. Në kohën e tij, me transmetimin e shfaqjes "Ndihma me  krahë" të Angell Karalijçev dhe Matvej Vëlev, u vendos fillimi i radio-teatrit  në vendin tonë.

Arsyeja e krijimit të saj është vërtet interesante. Në vitin 1937, revista "Aviator" shpalli "konkursin për të shkruar një radio drama me një subjekt aviacioni". U aplikuan 11 tekste dhe çmimi i parë i Drejtorisë së Aviacionit shkoi për "Mbrëmjen e Pashkëve" nga Angell Karalijçev dhe Matvej Vëlev. Pjesa, e cila mori çmimin e parë, u transmetua drejtpërdrejt me titullin "Ndihma me krahë" në Radio Varna më 26 dhjetor të vitit 1938, me 3 akte dhe 12 aktorë.
75 vjet më vonë, në vitin 2014, shfaqja u vu sërish në skenë – këtë herë në skenën e Studios së Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Në realizim morën pjesë dhjetëra miq të radio-teatrit - kujton producentja kryesore e Radio Teatrit të Radios Kombëtare Bullgare, Daniella Manollova. Rolin e drejtuesit të shfaqjes e realizoi gazetari Asen Grigorov. Për këtë ngjarje Daniella kujton:

“Ky gazetar bëri një punë të  shkëlqyeshme, ne kishim ftuar edhe zjarrfikës në audiencë, dhe ai po zhvillonte  një dialog me ta dhe me shikuesit dhe dëgjuesit e tjerë të pjesës. Në të  njëjtën kohë po funksiononte multimedia, në të cilën kishim marrë, vështirë për  të gjetur, foto të vjetra të aeroplanëve që ishin në aeroporte në Bullgari dhe  modele të ndryshme të avionëve të asaj kohe, si dhe foto shumë të vjetra të  minierave në Bullgari në atë kohë, sepse veprimi zhvillohej në një minierë. Kishte  një shembje, kishte një rrezik për jetën e shumë njerëzve dhe i gjithë ky  veprim ishte i mundur të rikrijohej përmes efekteve zanore që u bënë  drejtpërdrejt në skenë.”
Aktori i dashur i brezave të tëra bullgarësh - Icko Finci, i cili vitin e kaluar mbushi 90 vjeç, është një nga dëgjuesit e parë të radio-teatrit bullgar.

"Gjëja e parë që më lidh  me radio-teatrin është dëgjimi. Më kujtohet se si fëmijë dëgjova në radio  aktorin Nikolla Ballabanov dhe më bënte shumë përshtypje se si ai tregonte histori,  si i imitonte kafshët. Ndoshta edhe prindërit më kanë inkurajuar dhe më kanë  lënë të dëgjoj” - tregon ai.
Më vonë, si student dhe si aktor, Finci u rikthye sërish në radio, tashmë si pjesëmarrës në teatrin e radios:
"Ndodhi që në fakt mora pjesë në mjaft shfaqje - si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. Më kujtohet atmosfera dhe mënyra e punës. Më ndodhte që të shkoja paraprakisht për ta marrë shfaqjen për ta lexuar në shtëpi, por shumë shpesh shkoja në Radio, e merrja atje dhe e bëja prova në korridor, siç bënim shpesh të gjithë ne që merrnim pjesë” - kujton aktori.

Sot, Fondi i Artë dhe Arkivi Zanor i Radios Kombëtare Bullgare ruajnë 4000 shfaqje radiofonike dhe dramatizime, të cilat po digjitalizohen gradualisht. Digjitalizimi i shfaqjeve radiofonike tashmë të regjistruara është një mundësi që BNR të tërheqë interesin e të rinjve ndaj përmbajtjeve audio, nga të cilat është prodhuesi i vetëm në vendin tonë.
“Ne kishim edhe një projekt të konsideruar shumë seriozisht për një platformë të veçantë për radio-teatrin ku mund të ngarkoheshin incizime dhe lexime si dokumentare ashtu edhe artistike. Për mendimin tim është çështje e strategjisë së përgjithshme të kemi mbështetjen e BNR si menaxhment për të realizuar këtë projekt”- është e bindur Daniella Manollova.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, Facebook /Redaksia e Referencës BNR, BGNES
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
 Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								ReshjePër të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
