Lideri i opozitës ruse Aleksej Navallni vdiq, njoftoi drejtoria e burgut në Qarkun Autonom Jamallo-Nenec, ku ai vuante dënimin në koloninë korrektuese nr.3. Sipas Shërbimit Federal rus, Navallni u ndje i kpas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Një ekip i ndihmës mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e të dënuarit, pas tentativave të pasuksesshme për reanimim. Po përcaktohen shkaqet e vdekjes.
Në faqen e tij në Facebook, kreu i GERB-it, Bojko Borisov komentoi: “Navalni vdiq?! Jo – Navalni u vra! E vrau regjimi!”. Sipas Borisov, "kjo është një vrasje kundër demokracisë", prandaj, sipas fjalëve të tij, nevojitet "presion i fortë mbi Kremlinin dhe më shumë ndihmë për Ukrainën".
Nuk vonoi gjithashtu reagimi i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin", e cila dënoi ngjarjet rreth vdekjes së Navallni. Në një deklaratë të dërguar nga zyra e shtypit e partisë, theksohet se bëhet fjalë për “orvatje për të vrarë sistematikisht dhe me qëllim vullnetin e lirë, demokracinë dhe guximin për të qenë opozitar dhe luftëtar për drejtësinë”. Në njoftim thuhet gjithashtu se grupi Parlamentar i PP-DB "do të paraqesë një projekt-ligj për vendosjen gjithëpërfshirëse të të gjitha sanksioneve dhe masave kundër regjimit të Putinit dhe interesave të tij ekonomike në tokën bullgare". Nga ana e tij, bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov shkroi në Facebook: "Sot Navallni mundi Putinin". Ai u bë një simbol i lirisë në Rusi. Më pas erdhi reagimi i bashkëkryetarit të Bullgarisë Demokratike Atanas Atanasov, i cili theksoi: “Pa dyshim, kjo është një vrasje politike që duhet hakmarrë”.
Në lidhje me vdekjen e Navallni, zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel shprehu ngushëllimet e saj familjes dhe të afërmve të tij. “Jam shumë e mërzitur të mësoj për vdekjen e Aleksej Navallni”, shkroi Gabriel në rrjetin social “X”.
Vdekjen e opozitarit rus e komentoi edhe presidenti Rumen Radev.
Bota humbi një nga luftëtarët më të shquar për të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, shkroi Radev në rrjetin social “X”. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha rrethanat e vdekjes së Aleksej Navallni në burg të sqarohen dhe të bëhen të njohura për komunitetin ndërkombëtar”.
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..