Autoriteteve ruse nuk janë për t'u besuar, ata gënjejnë vazhdimisht, tha për BNR nga Lituania Mika Golubovski, një redaktor në faqen e internetit të opozitës ruse Mediazona. “Sa i përket rrethanave specifike rreth vdekjes së Aleksei Navalni, ne të gjithë do të donim t'i dinim ato. Sipas mendimit të shumë prej nesh, kjo është një vrasje e vërtetë. Dhe deri më tani kufoma ende nuk është dorëzuar te familjarët e tij”, tha Golubovski.
"Në Rusi, ka aksione proteste në qytete të mëdha dhe më të vogla. Sipas të dhënave tona, policia ka arrestuar tashmë më shumë se 400 pjesëmarrës. Tashmë janë duke u ngritur çështje kundër këtyre personave - tani për tani administrative, por me shumë mundësi që së shpejti ato të bëhen penale. Të gjithë këta njerëz që dolën të protestojnë në Rusi janë njerëz jashtëzakonisht të guximshëm”, komentoi Golubovski. Bullgaria është një vend evropian me vlera evropiane dhe është shumë e rëndësishme të shkruhet dhe të flitet më shumë për atë që po ndodh në Rusi, kërkoi disidenti.
Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..
Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..
Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..