Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Ivelina Dundakova, është për një vizitë pune dyditore në Kosovë. Ajo u takua me homologun e saj Bardil Dobra. Mikpritësi u raportoi të ftuarve se ka një shkëmbim informacioni midis policisë së dy vendeve dhe kjo është një bazë e mirë për zhvillimin e kontakteve aktive, për përballimin e sfidave të përbashkëta, si ruajtja e stabilitetit të rajonit, luftimi i propagandës ruse dhe parandalimi i krizave të ardhshme.
Delegacioni bullgar ka takuar edhe kryesinë e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe të Akademisë së Sigurisë Publike. Të dy palët u bashkuan rreth idesë për të punuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përgjithshme bashkëpunimi në fushën e punëve të brendshme, si dhe të një marrëveshjeje sektoriale apo të memorandumeve të mirëkuptimit për të rregulluar shkëmbimin në kuadrin e trajnimit policor dhe në Institutin e Psikologjisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sofje, transmetoi BTA.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim,..