Kanë kaluar dy vjet nga ai mëngjes shkurti i vitit 2022, i cili ndryshoi jetën në Evropë dhe më gjerë dhe bëri një ridemensionim të marrëdhënieve në një sërë sferash midis Botës dhe Federatës Ruse.
Megjithatë, në rreshtat e mëposhtëm, nuk do të shqyrtojmë sasinë e dëmit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të ekonomisë botërore të provokuar nga lufta në Ukrainë, por do të përpiqemi të paraqesim dy histori emocionale personale për jetën e dy grave - bullgareve besarabe, gjatë kohës së luftës. Njëra është regjisore, tjetra mësuese, të dyja i bashkon dashuria për Ukrainën - atdheun e tyre.
"Nuk ka më njeri që nuk ka humbur nga kjo luftë" - pohon regjisorja Tetjana Staneva në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe shton se rritet me ritme alarmante numri i qytetarëve që po humbasin shpresën:
"Unë qëndrova në Ukrainë dhe shkoj në Bullgari kur kam punë në disa projekte, por në fakt jetoj në Ukrainë. Familja ime është atje dhe për mua asgjë nuk ka ndryshuar plotësisht, sepse për mua lufta filloi në vitin 2014. Gjithmonë e kam dashur atdheun tim, Ukrainën, fshatin tim dhe lufta vetëm se e forcoi këtë. Megjithatë, me sa histori takohem dhe e di nga miqtë e mi që lanë shtëpitë e tyre dhe nuk do të kthehen kurrë... Më thuaj si mund të ndjehen këta njerëz dhe si të kenë shpresë për një jetë të re”.
Shumë nga të njohurit e saj largohen nga vendi dhe shpesh fillojnë punë krejtësisht të ndryshme, sepse duhet të mbijetojnë, të ushqehen dhe të ndihmojnë familjet e tyre. Një sërë projektesh filmike të Tetjanës gjithashtu janë pezulluar ose kanë humbur plotësisht, por pavarësisht vështirësive, ajo nuk dorëzohet.
Vdekja e liderit të opozitës ruse Alexej Navalni disa ditë më parë shkakton ndjenja të përziera te ukrainasit, por sipas Tetjanës kjo është një shenjë e qartë, se:
"Ky regjim do të mbajë pushtetin e tij, siç e kemi kuptuar më shumë se një herë - si në rastet e Boris Nemcovit edhe Anna Politkovskaja , ndërsa tani dhe Navalni. Rusia nuk ka asnjë shpresë për ndryshim. Ne e kemi parë këtë ndër shekuj, ndërsa një pjesë tjetër e njerëzve ka filluar ta kuptojë pas 24 shkurtit 2022. Që nga viti 2014, të gjithë janë përpjekur disi të flasin me të, të shpikin skema ekonomike që ta bënin të tërhiqej nga lufta. Dhe çfarë? – ata thjesht e ushqyen këtë bishë dhe ajo u bë më e madhe - kujton Staneva dhe sinqerisht shprehet: - Ne mbaruam! Këtë dua të theksoj. Politikanët në vendin tonë po zihen me njëri-tjetrin se nuk kanë kë të mobilizojnë. Ata thjesht po i marrin njerëzit nga puna, por punën gjithashtu duhet ta bëjë dikush. Ekonomia është e rrënuar dhe si aparat shtetëror nuk do të mund ta përballojmë nëse të gjithë shkojnë në luftë."
Historia personale e Nina Bikovskës gjithashtu lidhet drejtpërdrejt me luftën, pasi bashkëshorti i saj është oficer. Fillimi i ofensivës ushtarake e gjeti në Ukrainën Lindore, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Gruaja e tij komunikon me të përmes mesazheve. Ajo kujton se në ditët rreth 24 shkurtit 2022, e kishte shumë të vështirë të kuptonte se çfarë kishte ndodhur, por shpejt e kapërceu hutimin dhe filloi veprimet e saj vullnetare:
"Mblodhëm veshmbathje, ushqime, ilaçe - kujton sot Nina. - Njerëzit sillnin vetë para dhe me to blemë gjithçka që u duhej djemve tanë dhe ua çuam me leje speciale në vende të caktuara. Ne vazhdojmë t'u blejmë dhe tani kjo është dipka më e lehtë, sepse ne kemi hapur një llogari bankare dhe njerëzit që kanë mundësi mund ta financojnë atë”.
Vajza e saj e madhe dhe vëllai i saj jetojnë në Bullgari - Sofje dhe Varna, dhe gjithashtu mbledhin dhe dërgojnë para për veshjet dhe gjërat e tjera të nevojshme. “Me fondet e mbledhura nga ata dhe kolegët e tyre, arritën të blejnë edhe një dron”, shpjegon Nina. Megjithatë, ai hasi në probleme me autoritetet lokale në Bolgrad:
“Ne iu drejtuam atyre me një kërkesë për ndihmë konkrete. Djemtë kanë nevojë për dronë, makina, pajisje të tjera. Ne pyetëm kryetarin dhe përgjigja ishte se ata nuk kanë ndërmend të blejnë gjëra të tilla, pavarësisht se ata kanë fonde, sepse një përqindje shumë e madhe nga rroga e djemve tanë shkon në bashki. Prandaj ne mbështetemi vetëm te njerëzit që kuptojnë se çfarë na duhet.”
Në jetën e saj të përditshme jashtë vullnetarizmit, gruaja është mësuese në Bolgrad, ku mëson edhe fëmijët e kopshtit. Shumë prej tyre nuk mund të ambjentohen dhe mezi i durojnë njoftimet për sulme ajrore, megjithëse venstrehimet janë të pajisura me gjithçka të nevojshme për një proces arsimor të plotë, ka muzikë, lodra dhe vizatime... Por me luftën nuk mund të mësohesh, ajo e “ha” humanizmin dhe shpresën!
Lexoni më tepër:
Foto: EPA/BGNES, BGNES, arkiva personalePërgatiti në shqip: Kostandina Bello
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..