Romani i Rene Karabash - "Burrnesha" korr suksese në Francë dhe Amerikë. Në fund të vitit 2023, përkthimi në frëngjisht i librit fitoi çmimin e përkthimit të Klubit Francez PEN. Përkthimi në anglisht, i bërë nga Izidora Angel, fitoi çmimin për përkthim Gulf Coast Translation Prize në Amerikë, njoftoi BTA.
Rene Karabash është pseudonimi i Irena Ivanova, aktore, regjisore dhe poeteshë bullgare. "Burrnesha" tregon për një zakon në Shqipëri, kur në mungesë të një trashëgimtari mashkull në familje, gratë malësore betohen se do të përmbushin rolin e burrit dhe do të jenë beqare.
Romani zgjoi interes me përkthimet e tij në Egjipt, Francë, Poloni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Së shpejti do të publikohet në disa vende të tjera dhe do të fillojë xhirimi i një filmi në bazë të romanit në bashkëpunim midis Bullgarisë, Italisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Regjia e filmit do të bëhet nga Kostadin Bonev.Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..
Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..
Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër..