Me një koncert të këngëtares bullgare Mimi Ivanova më 27 shkurt fillon Java e Kulturës Bullgare në Australi. Me një sërë ngjarjesh kulturore dhe argëtuese komuniteti bullgar në këtë vend të largët do të shënojë Festën Kombëtare të Bullgarisë - 3 Marsin.
Veprimtaria u organizua nga Shoqata Kulturore dhe Sociale Bullgare "Rodina" në Sydney. Organizata është pasardhëse e Shoqërisë “Rodina-Sydney”, e themeluar më 10 mars 1978. Qëllimi kryesor i Shoqatës është të promovojë njohuritë dhe të kuptuarit e kulturës dhe historisë bullgare duke organizuar ngjarje sociale, ekspozita dhe forume kulturore, si dhe për të krijuar “strehë të fortë dhe të bashkuar, larg rrënjëve vendase”.
Bashkatdhetarët tanë të pranishëm në koncert do të kenë mundësi të dëgjojnë një nga këngët më të njohura të Mimi Ivanovës "Ah, ky shi" me tekst të poetit Bogomill Gudev dhe muzikë të kompozitorit Atanas Kosev. Aranzhmanin e bëri Razvigor Popov, i cili për vite me radhë është bashkë me Mimi Ivanova si në skenë ashtu edhe në jetë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Një tjetër festë xhazi po përgatitet nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me koncertin “Mirëmbrëma, xhaz!”. Më datë 16 maj, të enjten, në Studion e Parë të BNR-së do të tingëllojnë vepra të njohura të xhazit si dhe kompozime dhe..
"Sillvia" është një version i ri i një kënge të përjetshme të një prej dueteve më të njohura të viteve 80-të - Vëllezërit Argirovi. Kënga është një version i ri i "Parandjenjë për një varg" nga albumi "Një vajzë për dy" i Vëllezërve Argirovi, i..
Borisllav /Bobi/ Ivançev është një muzikant i ndikuar shumë nga magjia e radios. Ai është i njohur si pjesë e duetit “Avenue”, dhe kënga e tij e parë autoriale “Të gdhendur” tashmë po “udhëton” me sukses në valët e radios. “Kjo këngë është një..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të..
Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i..
Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve..