Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A po i vjen fundi diktatit të tre operatorëve celularë në tregun e shërbimeve të telekomunikacionit në vendin tonë?

Foto: pixabay

Rritja e çmimit të shërbimeve celulare me normën e inflacionit vjetor, e cila u njoftua në mesin e janarit, erdhi si një dush i akullt për një numër të madh përdoruesish të prekur. Arsyeja është se ky është një tjetër element i inflacionit në rritje të mallrave dhe shërbimeve në vend, dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, njerëzit janë të indinjuar nga mungesa e një alternativë më të mirë për të zgjedhur kur janë të pakënaqur nga kushtet në kontratat e të tre operatorëve celularë.

Rritja e paralajmëruar e çmimeve të shërbimeve celulare plotëson dispozitat e kontratave me përdoruesit, si dhe kërkesat e praktikës evropiane. Kështu thuhet nga Aleanca e Industrisë Teknologjike (AIT), ku janë anëtare edhe telekomunikacionet, në një letër drejtuar Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit (KMK). Dhjetë ditë më parë, komisioni dëgjoi palët e interesuara, por ende nuk është paraqitur asnjë analizë për këtë çështje. Tani, përmes Shoqatës së Industrisë së Teknologjisë, operatorët celularë po mbrojnë të drejtën e tyre për të ndryshuar çmimet e shërbimeve, duke thënë në një letër se rritja e çmimeve është e balancuar dhe jo “rritje me dëshirë dhe e pakontrolluar, siç shihet për sa i përket shumë mallrave dhe shërbime, që formojnë shportën e konsumatorëve ".

Në letër, kujtohet se kushtet e përgjithshme të operatorëve nuk janë ndryshuar në 10 vitet e fundit dhe janë kontrolluar disa herë nga KMK. Komisioni deri më tani nuk ka konstatuar kontradiktë me ligjin, nuk i ka konstatuar të pabarabarta dhe nuk i ka ndaluar, thekson Shoqata. Megjithatë, a i mbronte kjo vërtet të drejtat e përdoruesve, ose më saktë a ishte në mbrojtje të biznesit të operatorëve celularë - të gjithë mund ta kuptojnë këtë duke parë çmimet e larta të shërbimeve dhe klauzolat e pabarabarta që ofrohen në kontratat e secilin prej operatorëve celularë. “Kohët e fundit u lejua edhe blerja e një prej ofruesve të paktë të internetit të mbetur në treg nga një prej operatorëve kryesorë celularë – kjo tregon se në ekonominë tonë ekziston i ashtuquajturi oligopol” – është shprehur Gabriella Rumenova, një eksperte nga faqja e specializuar për ndihmë juridike dhe mbrojtje "Unë, përdoruesi":

“Këta janë një numër i vogël operatorësh të të njëjtit shërbim në treg, të cilët vëzhgojnë sjelljen e njëri-tjetrit dhe në përputhje me rrethanat kopjojnë çdo hap të njëri-tjetrit. Dhe kjo rritje masive e çmimeve të shërbimeve celulare tashmë është e mundur sepse të tre operatorët celularë në të kanë përfshirë në kontratat e tyre mundësinë e indeksimit të çmimeve sipas treguesve të inflacionit. Pikërisht kjo u mundëson operatorëve celularë të rrisin çmimet, duke mos lënë në të njëjtën kohë asnjë mundësi analoge për konsumatorin që të prish kontratën me ta mbi këtë bazë”, shpjegon Gabriella Rumenova.

Gjëja shqetësuese në këtë rast është se një nga operatorët celularë i referohet indeksit zyrtar të inflacionit, një tjetër indeksit të çmimeve dhe shërbimeve të konsumit të shpallur nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe në fund operatorët celularë rrisin sërish inflacionin me duke shtuar përqindje në çmimet e tyre - komentojnë analistët për këtë temë. “Pavarësisht se ka një përcaktim të tillë çmimi në kontrata, kur është në dëm të konsumatorëve, kur cenon ekuilibrin mes të drejtave dhe detyrimeve të të dyja palëve, ekziston mundësia që autoritetet e kontrollit të mbrojtjes së konsumatorit të marrin veprimet e parashikuara në ligj” – kujton Gabriella Rumenova:

Foto: pixabay

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare i bën thirrje shtetit të ndjekë një politikë financiare konservatore

Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..

botuar më 25-10-16 1.36.MD

Fatkeqësitë klimatike "gëlltitën" 1% të ekonomisë bullgare në vitin 2025

Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike   që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..

botuar më 25-10-10 3.40.MD

Numri i bullgarëve që marrin pensione nga jashtë shtetit po rritet

Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..

botuar më 25-10-10 10.28.PD