Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skiatorë të veshur me kostume kombëtare bullgare "fluturuan" nga maja Snezhanka

Foto: Faqja e iniciativës në Facebook

Mbi një mijë skiatorë dhe snoubordistë të veshur me kostume kombëtare bullgare zbritën nga maja Snezhanka në vendpushimin Pamporovo. Aktiviteti tradicional organizohet vitin e radhës me rastin e festës kombëtare, 3 marsit.

“Ky ishte procesioni më i shumtë i skiatorëve të veshur me kostume kombëtare bullgare që nga fillimi i iniciativës”, tha organizatorja kryesore dhe organizatore Antonia Kameniçka. Afro 10 mijë persona u mblodhën në zonën e skijimit “Studenec”, nga ku i ndoqën skiatorët.Sipas hotelierëve në Pamporovo, zbritja e madhe me ski është bërë traditë për 3 marsin."Kjo është një ngjarje emblemë që mbart frymën e folklorit bullgar," thanë ata.Programi festiv vazhdoi në sheshin "Studenec" nën tingujt e këngëve patriotike dhe këngëve folklorike bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, sot në vend po organizohen aksione të dhurimit të gjakut. Ekspertët nga Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut theksojnë se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të..

botuar më 24-06-14 12.31.MD

Një stuhi e fortë në Sofje dhe Bansko theu pemët dhe mbylli rrugët

Pas stuhisë së fortë të mbrëmshme, ekipet e Drejtorisë së “Asistencës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane po heqin degët dhe pemët e thyera nga rrugët. Për momentin vazhdojnë punën tetë ekipe të Drejtorisë. Një erë e fortë me..

rinovuar më 24-06-14 10.55.PD

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-13 7.35.MD