Si kusht i domosdoshëm për ushtrimin e votës në zgjedhjet e ardhshme për deputetë të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë më 9 qershor të këtij viti, kërkohet qëndrim të përhershëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se mund të votojnë vetëm qytetarët që “tre muajt e fundit kanë jetuar në Republikën e Bullgarisë ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian”.
Kjo do të thotë se shtetasit bullgarë duhet të jenë regjistruar me një adresë të përhershme dhe aktuale në territorin e Bullgarisë, ose me një adresë të përhershme në Bullgari dhe me një adresë aktuale në një shtet tjetër anëtar.
Për qytetarët e një shteti tjetër anëtar të BE-së, votimi në Bullgari do të jetë i mundur nëse ata kanë një adresë vendbanimi në territorin e Bullgarisë ose në territorin e një shteti tjetër anëtar të BE-së.Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..
“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..
Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..