Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në të Dielën e të Lidhurit të Mishit fillon kalimi në agjërimet e gjata të Pashkëve

Foto: BTA

Gjithmonë të dielën, tetë javë para Pashkëve, të krishterët ortodoksë festojnë të Dielën e të Lidhurit të Mishit (Mesni Zagovezni). Gjatë liturgjisë, Kisha kujton figurën e Ditës së Gjykimit përmes teksteve në Shkrimet e Shenjta. Aty preken temat e mëkatit dhe ndëshkimit në jetën e përtejme, prandaj thirrja për besimtarët është gjatë agjërimit që të shkëputen nga përditshmëria dhe t'i përkushtohen veprave të mira - shërbimit ndaj të afërmve dhe bamirësisë.
E Diela e të Lidhurit të Mishit festohen në një rreth familjar dhe në tryezën festive janë të pranishme gatimet me mish (zakonisht pulë ose gjel). Është dita e fundit para agjërimit, kur hahet mish. Gjatë gjithë javës organizohen festa dhe lojëra deri në Ditën e Faljes (Sirni Zagovezni), sepse pas atyre ato janë rreptësisht të ndaluara. E diela pas së Dielës së të Lidhurit të Mishit, Sirnica, është e fundit në të cilën hahet peshku dhe ushqimet shtazore, si djathi, qumështi, vezët etj. Sipas traditave popullore, kjo është edhe e diela e fundit gjatë së cilës të rinjtë mund të mblidhen në kor, të këndojnë dhe të kërcejnë valle popullore.

Foto: BTA

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes

Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..

botuar më 24-02-26 3.52.MD

151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit

Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..

botuar më 24-02-19 5.05.PD

16 vjet Kosova e pavarur

16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën  Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të..

botuar më 24-02-17 5.05.PD