Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekziston një optimizëm i brishtë për gjetjen e një formule menaxhimi

Foto: BTA

Filluan konsultimet dyditore politike të presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament, sipas Kushtetutës, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë. Konsultimet po zhvillohen pasi kryeministri i qeverisë së parë me rotacion, të dakorduar nga PP-DB dhe GERB-SDS, dha dorëheqjen më 5 mars dhe të nesërmen parlamenti pranoi dorëheqjen.

Takimi i parë i sotëm ishte me grupin më të madh parlamentar - GERB-SDS. Pas përfundimit të tij, zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme në dorëheqje dhe kryeministre e ardhshme e mundshme pas rotacionit, Maria Gabriel nga GERB, tha se toni i negociatave të pushtetarëve gjatë fundjavës ishte konstruktiv, por duhet më shumë kohë për të kapërcyer dallimet. Për këtë arsye ajo kërkoi nga presidenti Rumen Radev që të presë me dorëzimin e mandatit për formimin e kabinetit.

Takimi i radhës i presidentit Radev ishte me forcën e dytë parlamentare - PP-DB. Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov nga PP bëri thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të negociatave me GERB-SDS për qeverinë e ardhshme. Ai e siguroi presidentin se PP-DB-ja duan që të bëhet rotacioni, por në mungesë të marrëveshjes janë gati për zgjedhje të parakohshme. “Megjithatë, ky nuk është një opsion i mirë”, theksoi Denkov. Ish-kryeministri nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjes së një gazetari për emrat e ministrave të diskutuar në negociatat mes PP-DB dhe GERB-SDS. Sipas fjalëve të tij, “derisa të bihet dakord për gjithçka, asgjë nuk është dakorduar”. Ai pranoi se marrëdhëniet mes pushtetarëve janë të ndërlikuara.

Në takimin e fundit për sot - me DPS-në, Lëvizja theksoi se ata janë faktori i stabilitetit në qeverisje. Nëse ndodh rotacioni, ata do të mbështesin vendimet që lidhen me orientimin euroatlantik të vendit. “Shpresojmë që subjektet kryesore ta gjejnë formulën. Nëse jo, gjithmonë ekziston mundësia për të gjetur një konfigurim tjetër, por duket se do të jetë mjaft e vështirë”, komentoi kryetari Xhevdet Çakërov negociatat mes GERB-SDS dhe PP-DB.

Ditën e marte konsultimet vazhdojnë me forcat e katërt, të pestë dhe të gjashtë në parlament – ​​“Vëzrazhdane”, “BSP për Bullgarinë” dhe “Ka një popull të tillë”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rodopet Lindore

Parashikimi i motit për 13 qershorin 2024

Të enjten para mesditës vranësira do të shpërndahet, në shumë rajone do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës, fillimisht në zonat malore e më pas në pjesën tjetër të vendit do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra..

botuar më 24-06-12 7.40.MD

Njihen tre përfaqësuesit e PP-DB për Parlamentin Evropian

Nikolla Minçev, Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) do të jenë tre përfaqësuesit e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) në Parlamentin Evropian. Figura të njohura të PP-DB-së nuk do të jenë në Parlamentin e ardhshëm..

botuar më 24-06-12 6.46.MD

Presidenti nuk tha se kur do të mblidhte parlamentin e ri

Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e..

botuar më 24-06-12 2.51.MD