Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP, “Vëzrazhdane” dhe ITN janë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti Rumen Radev dhe përfaqësues të BSP-së
Foto: BTA

Kanë përfunduar konsultimet dyditore të presidentit Rumen Radev me përfaqësuesit e forcave politike në Kuvendin e 49-të Popullor, sipas procedurës kushtetuese para dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë.

Në të parin nga tre takimet e paralajmëruara për sot, përfaqësuesit e partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" deklaruan se një rotacion i suksesshëm do të thotë një zhvillim të dështuar për Bullgarinë dhe se sa më shpejt të ketë zgjedhje të parakohshme, aq më mirë. 

Pas tij, kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova, tha se ky parlament nuk mund të formojë një qeveri funksionuese, sepse partnerët nga Kuvendi nuk mund të ndajnë postet e tyre në shtet.Ajo i kërkoi presidentit që të mbajë zgjedhje të parakohshme, duke shprehur mendimin se qeveria e mëparshme ishte e dëmshme për Bullgarinë, tradhtoi pritjet e votuesve dhe e zhyti vendin në agoni, të cilës mund t'i jepet fund vetëm me zgjedhje të parakohshme.

Në takimin e fundit të serisë së takimeve - me forcën më të vogël parlamentare – “Ka një popull të tillë” (ITN), i pyetur nga presidenti se çfarë mundësish shohin për formimin e qeverisë në kuadër të këtij parlamenti, kryetari i grupit parlamentar të ITN-së, Toshko Jordanov, deklaroi se aktualisht po zhvillohen negociata prapaskenës për qeverisjen e ardhshme të vendin dhe po ndahen poste. 

Presidenti Rumen Radev dhe përfaqësues të ITN-së

“Më mirë është të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, për ne qasja e duhur është një qeveri eksperte, me mbështetje të gjerë parlamentare, me programe për sektorët e veçantë, me planifikim strikt, dhe jo fjalë të kota”, theksoi Jordanov.

Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti Radev duhet të njoftojë se kur do t'ia dorëzojë mandatin forcës së parë parlamentare - GERB-SDS. Nuk ka një term të shprehur shprehimisht për këtë në Kushtetutë. Por, pasi GERB-SDS e marrin mandatin, brenda 7 ditëve duhet t'i propozojnë një përbërje Këshillit të Ministrave, ose ta kthejnë mandatin të paplotësuar. Sipas analistëve, nëse nuk formohet një kabinet me këtë mandat, shanset për të formuar një qeveri me mandat të dytë dhe të tretë të mundshëm janë edhe më të vogla dhe po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Jabëllkarov

Mbi 3800 fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në vendin tonë në vitin 2023

3843 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar kufirin bullgar vitin e kaluar dhe që nga fillimi i vitit numri i tyre është 416, tha për BNR Ivajllo Jabëllkarov nga fondacioni "Misioni Krahë". Fëmijët vijnë kryesisht nga Siria dhe Afganistani dhe..

botuar më 24-06-04 11.48.PD
Ministri Kalin Stojanov

Policët do të jenë në kërkim të votuesve të pagur në ditën e zgjedhjeve

Rritje e pranisë së policisë në vendet e paracaktuara ditën e zgjedhjeve - këtë e premtoi ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov për 9 qershorin, kur do të zgjedhim parlamentin kombëtare dhe atë evropian. Policët do të vendosen në..

botuar më 24-06-04 9.38.PD

Arkeologët diskutojnë zbulimet më të rëndësishme në Bullgari në vitet e fundit

Nga data 4 deri më 8 qershor, qyteti Silistra pranë lumit Danub do të presë Konferencën e 62-të Kombëtare të Arkeologëve në Bullgari. Do të jepen raporte mbi kërkimet më të rëndësishme arkeologjike që janë kryer vitet e fundit. Në forum do të..

botuar më 24-06-04 6.15.PD