Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet, muzikë simfonike, koncerte për piano, etj.
Panço Vlladigerov është themelues i shkollës pedagogjike bullgare për kompozim, e cila arsimoi disa nga kompozitorët më të shquar bashkëkohorë bullgarë. Ndër nxënësit e tij është edhe pianisti Alexis Weissenberg.
Për veprat e tij ai mori dy herë Çmimin e Mendelssohn-it të Akademisë së Berlinit (1918 dhe 1920). Ai punoi si pianist dhe kompozitor në Deutsches Theater të M. Reinhardt në Berlin (1920-32), duke kompozuar muzikë për produksionet e tij.
Në vitin 1932 u kthye në Bullgari dhe për katër dekada ishte profesor i pianos, muzikës së dhomës dhe kompozimit në Akademinë Shtetërore të Muzikës, që sot mban emrin e tij. Një sërë veprash të tij si Rapsodia Bullgare "Vardar" u bënë emblematike të muzikës bullgare.
Panço Vlladigerov u largua nga kjo botë më 8 shtator 1978.
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..