Mëngjesin e sotëm dhjetëra laikë u dyndën drejt Kishës Metropolitane “E Diela e Shenjtë” për të nderuar kujtimin e Patriarkut Neofit. Në të njëjtën kohë, besimtarë nga i gjithë vendi udhëtuan qindra kilometra drejt Manastirit të Trojanit, ku u shugurua Neofiti, për t'u lutur për shpirtin e tij.
“Humbja është e madhe, sepse ka ndërruar jetë një person me vlerë”, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Mitropoliti i Lloveçit Gavriil. “Qëndrimi i Patriarkut Neofit ndaj njerëzve ka qenë gjithmonë i përulur dhe i dashur, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ata të ndjejnë se ekzistojnë marrëdhënie të sinqerta”. Sipas Mitropolitit Gavriil, zgjedhja e një Patriarku të ri nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por mbetet shpresa se asgjë nuk ndodhë pa vullnetin e Zotit dhe se do të zgjidhet më i përshtatshmi, i cili do të përballet më së miri me problemet dhe do ta çojë kishën përpara.Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion"..