Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Programin Bërthamor për Qëllimet Civile të Bullgarisë. Ndaj vendimit reagoi ashpër opozita “Vëzrazhdane” dhe BSP. BSP-ja e cilësoi si servitut dhe shkelje të të gjitha parimeve në BE.
Për momentin në vendin e centralit tonë të vetëm bërthamor “Kozlloduj” funksionojnë dy reaktorë me teknologji ruse. Në dhjetor 2022, Westinghouse nënshkroi një kontratë 10-vjeçare për furnizimin e karburantit të freskët bërthamor nga uzina e kompanisë në Västerös, Suedi, për një nga njësitë, dhe dërgesat do të fillojnë pas një muaji.
Me vendime të Kuvendit Popullor të janarit dhe dhjetorit 2023, ministri i energjetikës u detyrua të ndërmarrë të gjitha veprimet për të marrë një vendim pozitiv për ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor me teknologjinë Westinghouse AR1000.
Në një intervistë për BNT, shefi i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, Valentin Nikollov, tha se njësitë e reja të uzinës - Nr. 7 dhe Nr. 8, do të kushtojnë më pak se 30 miliardë leva (15 miliardë euro), nga të cilat 20 për qind do të jetë vetë-kontribut , pjesa tjetër - nga kreditë.
Pritet Westinghouse të shpallë çmimin e tij në fund të këtij muaji. Blloku 7 duhet të jetë funksional në vitin 2034, dhe 2-3 vjet më vonë - blloku 8. Deri më tani, asnjë bllok nuk është ndërtuar në Evropë duke përdorur teknologjinë AR1000.
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro...