Godinat  e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe  të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria  në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde  përmes përmbajtjeve video dhe foto. Ata kanë publikuar së fundmi në internet  një video interesante të disa prej ndërtimeve më ikonike të epokës socialiste.
"Ne  duam të tregojmë se si ndonjëherë trashëgimia arkitekturore në dukje e  diskutueshme mund të jetë një magnet për turistët nga e gjithë bota. Kjo është  arsyeja pse ne përgatitëm këtë "udhëtim brutal" të Bullgarisë. Pse  brutal? Sepse monumentet që do të shihni janë ndërtuar pikërisht në këtë stil  arkitektonik. Dhe sepse për dashamirët e arkitekturës janë tepër të vrazhdët!”  – thuhet në komentin e videos.
Shikoni videon:
Ky stil nuk është  karakteristik vetëm për Bullgarinë apo Evropën Lindore, por në Bullgari kemi  disa nga objektet më interesante që ruhen ende dhe gëzojnë dhjetëra, madje  qindra mijëra vizitorë, pohojnë krijuesit e videos.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Hekurudha me binarë të ngushtë e Rodopeve është emëruar si një nga udhëtimet më piktoreske me tren të vjeshtës në botë, sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të kryer nga platforma britanike e udhëtimit JR Pass. Linja e famshme hekurudhore që..
Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..