Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes përmbajtjeve video dhe foto. Ata kanë publikuar së fundmi në internet një video interesante të disa prej ndërtimeve më ikonike të epokës socialiste.
"Ne duam të tregojmë se si ndonjëherë trashëgimia arkitekturore në dukje e diskutueshme mund të jetë një magnet për turistët nga e gjithë bota. Kjo është arsyeja pse ne përgatitëm këtë "udhëtim brutal" të Bullgarisë. Pse brutal? Sepse monumentet që do të shihni janë ndërtuar pikërisht në këtë stil arkitektonik. Dhe sepse për dashamirët e arkitekturës janë tepër të vrazhdët!” – thuhet në komentin e videos.
Shikoni videon:
Ky stil nuk është karakteristik vetëm për Bullgarinë apo Evropën Lindore, por në Bullgari kemi disa nga objektet më interesante që ruhen ende dhe gëzojnë dhjetëra, madje qindra mijëra vizitorë, pohojnë krijuesit e videos.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..