Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të titullit të kampionatit të 12-të radhazi të Bullgarisë për “Lludogorec”. Në shtator ai u shit te gjiganti grek PAOK për 3.5 milionë euro.
Menjëherë pas Despodovit në votim janë Ilija Gruev dhe Ivajllo Çoçev. Çmimi special në ceremoninë "Futbollisti i Vitit" shkoi për Stilijan Petrov - për bamirësinë "Ndeshja e Shpresës" në Sofje, pas së cilës ai dhuroi pajisje mjekësore me vlerë mbi 290 000 euro për 10 spitale onkologjike në Bullgari.Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..
Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..
Notari bullgar i ujërave të hapura Petër Stojçev shtoi në hapësirat detare të notuar prej tij ngushticën e Havait Mollokaj. Në Facebook ai shkroi: “Nga errësira në errësirë! notova ngushticën më të vështirë dhe më të gjatë të vargut të Shtatë..