Objektivi kryesor i Bullgarisë mbetet heqja e kontrollit kufitar tokësor brenda zonës Shengen sa më shpejt që të jetë e mundur brenda vitit. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Rosen Zheljazkov në një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Austrisë Wolfgang Sobotka, transmetoi BTA. Sipas tij, kjo do t'i japë një shtysë edhe më të madhe marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Presidenca belge e BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare do të miratojnë deri në mesin e vitit 2024 një vendim për integrimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kjo është shënuar në një projekt-rezolutë që do të votohet më 19 mars në Komisionin e Peticioneve të Parlamentit Evropian. Dokumenti shqyrton problemet në trajtimin e trafikut të mallrave të rënda në pikat kufitare brenda zonës së lëvizjes së lirë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..