Në turneun në Antalia të Turqisë, tenistja bullgare Denisllava Gllushkova vazhdon paraqitjen e saj madhështore. Sofjanasja shënoi fitoren e tetë radhazi dhe u kualifikua në gjysmëfinalen teke. Për një orë e 44 minuta, Gllushkova fitoi 6:2, 6:2 ndaj Ekaterina Pereligina nga Austria. Për një vend në finale, me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh, Denisllava do të luajë kundër Anna Siskova nga Çekia, e cila zuri vendin e dytë n[ renditje.
Një javë më parë, Glushkova fitoi titullin për teke në një turne tjetër për femra në Antalia, sërish me një fond çmimesh prej 15 mijë dollarësh.Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..