Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Shqipëri

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Foto: Krasimir Martinov

Duke u nisur nga veriu për në jug, nga rajonet malore të Gorës dhe Gollobordës dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik, do të dëgjoni të flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për fat të keq, njerëzit nuk kanë mundur të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën letrare, për shkak të mungesës së shkollave dhe mësuesve. Vitet e fundit po punohet shumë në këtë drejtim, që sa më shumë bullgarë në Shqipëri të mund të mësojnë gjuhën letrare bullgare. Elbasani është një nga qytetet ku fëmijët e vegjël nga pakica kombëtare bullgare kanë fatin të arsimohen në gjuhën e tyre amtare.

Në një kafene të këndshme, ekipi i Radio Bullgarisë (Kostandina Bello dhe Krasimir Martinov) u takua me Ahmet Ballën, kryetarin Shoqatës "Bullgarët e Shqipëri"  qytetin e Elbasanit. Ai vetë është nga fshati Shishtavec i rajonit të Gorës. Ka mbaruar shkollën e mesme aty dhe më pas ka kryer arsimin e lartë në Tiranë. Pasi punoi në vende të ndryshme anembanë Shqipërisë dhe njohu shumë bullgarë, z. Balla vendosi të hidhte një hap të rëndësishëm:

Ahmet Balla dhe Kostandina Bello nga Radio Bullgaria

“Në 2017 unë jam larguar nga puna dhe kam parë një domosdoshmëri dhe nevojë që të angazhohem për të ndihmuar komunitetin bullgar që është në Shqipëri, pasi është në një numër shumë të madh dhe neve e shikonim që janë të paorganizuar që nuk kanë informacionin e duhur. Kështu u përqendruam dhe krijuam një shoqatë, shoqata "Bullgarët e Shqipërisë", - tha Ahmet Balla për Radio Bullgarinë.

Shoqata është themeluar në vitin 2018, ku fillimisht ishte e fokusuar në Tiranë. Më vonë u zhvendos në Elbasan, ku jetojnë edhe një numër i madh shtetasish shqiptarë me origjinë bullgare. Disa prej tyre janë diplomuar në Bullgari dhe tani japin mësim në Universitetin e Elbasanit dhe të gjithë së bashku punojnë për të mbështetur komunitetin bullgar dhe për të realizuar projekte dhe nisma të ndryshme. Për shembull, me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë, u krijua shkolla bullgare e së dielës "Zora" e cila edhe sot e kësaj dite tërheq vëmendjen e fëmijëve bullgarë, të cilët mësojnë të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën e tyre amtare.


"Më pas ne hapëm një shkollë tjetër të së dielave në Durrës - na thotë Ahmet Balla. - Vitin e parë ishte e vështirë sepse mësuesit duhej të udhëtonin nga Elbasani. Tani jemi shumë më të organizuar, pasi kemi mësues edhe atje në Durrës. Njëkohësisht kemi hapur një shkollë tjetër të së dielave në Librazhd edhe aty kemi një frekuentim prej 20 nxënësish. Është viti i parë që e kemi hapur dhe jemi duke bërë plane për të hapur shkolla në zonën e Gorës dhe Gollobordës. Në zonën e Gores do të hapen tre shkolla dhe ne po punojmë për të siguruar mësues për të dhënë mësim në këto shkolla”.


Përpjekje serioze po bëhen edhe për përmirësimin e procesit arsimor në Borje (një nga fshatrat e Gorës), ku tashmë janë bërë riparime të pjesshme dhe është siguruar ngrohja e shkollës. Fatkeqësisht, jeta e popullsisë bullgare në këto zona nuk është e lehtë, pranon Ahmet Balla:

“Komuniteti ka shumë nevoja, duke qenë se këto janë zona shumë të varfra. Rrugët janë katastrofike, janë shumë të vështira, të këqija, nuk mund të komunikosh dhe atje mund të shkosh vetëm me fuoristrada. Njerëzit janë mërzitur. Nuk ka komunikim me qytetet që janë përreth tyre, apo me rajonet e mëdha të banimit si Tirana. Spitalet në këto zona janë shumë të dobëta dhe nuk plotësojnë asnjë lloj kriteri. Shkollat ​​janë të shkatërruara. Aty në rajone ka shumë nevojë për të vënë dorën për t’i regulluar dhe për të investuar në to. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë gjithashtu në projekte të ndryshme dhe po përpiqemi të ndihmojmë."

Pamje nga rajoni i Gorës në Shqipëri

Ahmet Balla është mirënjohës për ndihmën që ka dhënë shteti bullgar deri më tani, por beson se mund të bëhet shumë më tepër nëse qeveritë e dy vendeve tona bashkëpunojnë. Në këtë mënyrë mund të zgjidhen problemet elementare si rrugët dhe kushtet e këqija në objektet shëndetësore dhe shkollat.


Me një ndjenjë hidhërimi, por edhe një ndjenjë besimi për një të ardhme më të mirë për banorët e fshatrave bullgare në rajonet e Gorës dhe Gollobordës, mbyllet takimi ynë në kafe me Ahmet Ballën, kryetarin e shoqatës "Bullgarët e Shqipërisë" në Elbasan.

Foto: Kostandina Bello, Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD