Dosjen do ta kthejmë bosh, tha për bTV, bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe i grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Kirill Petkov. Mandatin do ta marrë kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov, por për shkak të refuzimit të GERB-SDS për të negociuar me PP-DB, ai do të kthehet menjëherë, tha Petkov.
“Do të shkojmë te presidenti, por do të kthejmë një dosje të zbrazët sepse nuk kemi mbështetje për formimin e qeverisë”, konfirmoi për BNT lideri i “Demokratëve për një Bullgari të fortë”, Atanas Atanasov.
Për shumicën e madhe të bullgarëve, zgjedhjet e reja nuk do ta ndryshojnë situatën, sipas një sondazhi të Agjencisë “Gallup” për BNT. Sipas 61%, asgjë nuk do të ndryshojë nëse shkojmë në zgjedhje të reja. 21% besojnë se votimi i parakohshëm vetëm do të thellojë krizën politike. Vetëm 15% presin që zgjedhjet të zgjidhin krizën.
Burgasi pret Festivalin e parë Ndërkombëtar Letrar të Detit të Zi. Nga sot deri më 9 qershor do të ketë lexime dhe takime profesionale me pjesëmarrjen e mbi 50 shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve, agjentëve letrarë nga Turqia, Gjeorgjia, Ukraina,..
Gjatë natës në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të vijojnë të zhvillohen vranësira dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima. Nga mëngjesi reshjet do të dobësohen dhe do të ndalen. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore...
Ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, veçoi si prioritet kryesor përshpejtimin e modernizimit të forcave tona të armatosura. “Ministria e Mbrojtjes vazhdon të përqendrojë përpjekjet e saj në realizimin e projekteve për riarmatimin..
Vazhdon tendenca drejt ndryshimit të rendit botëror, mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe favorizimit të imponimit të forcës ushtarake si..
E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu në shumë vende në Bullgarinë..
Perceptimi i nivelit të korrupsionit në Bullgari mbetet shumë i lartë, komentoi Jeff Gotlijb, përfaqësues rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar për..