Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).
Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.
Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".
Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.
Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.
Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.
Foto: BTA, BGNESKopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të parë në Sofje nga 20 deri më 22 tetor me pjesëmarrjen e transmetuesve publikë nga 24 vende në pesë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit..