Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet fjalë për kryetarin e Kuvenndit Popullor Rosen Zheljazkov nga GERB, guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev e emëruar nga GERB (ose zëvendësguvernatorët Andrej Gjurov, Petër Çobanov dhe Radosllav Milenkov), kryetari i Dhomës së Auditimit Dimitër Gllavçev (GERB) (ose nënkryetarët Gorica Grënçarova-Kozhareva dhe Toshko Todorov) dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij. Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva do të hyjë në detyrë si gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pas më pak se një muaj dhe zëvendësja e saj, Elena Çerneva-Markova, papritur dha dorëheqjen këtë javë.
Sipas guvernatorit të BNB-së, Dimitër Radev, nuk është e përshtatshme që BNB të përfshihet në proceset politike. Sipas tij, në procedurën për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryeministrit nuk duhet të marrë pjesë as ai dhe as ndonjë nga zëvendësit e tij, pasi kjo do të hidhte hije politike mbi institucionin dhe një vendim i tillë do të ishte në kundërshtim me legjislacionin evropian, u bë e qartë pas takimit të tij me presidentin. Dimitër Radev theksoi se pas vitit 2015 u arrit një distancë e shëndetshme ndërmjet bankës dhe procesit dhe forcave politike. Po të merret parasysh deklarata e tij, numri i kandidatëve për kryeministër zvogëlohet me 4 persona të tjerë.
Presidenti zhvilloi takime edhe me kryetarin e Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov dhe me kryetarin e Dhomës së Auditimit, Dimitër Gllavçev, të cilët nuk pranuan të japin deklarata për media. Para këtyre takimeve, lideri i forcës së parë parlamentare GERB /në koalicion me SDS-në/ Bojko Borisov deklaroi se nuk do të lejojë as Zheljazkovin dhe as Gllavçevin të jenë kryeministra në qeverinë e ardhshme të përkohshme.
Të premten do të vazhdojnë takimet e presidentit në kërkim të kryeministrit të ardhshëm në detyrë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..