Këtë fundjavë Kubrat Pulev fitoi titullin ndërkombëtar të Shoqatës Botërore të Boksit në kategorinë e rëndë pasi mposhti ukrainasin Ihor Shevadzutsky me vendim unanim. Para mbi 8000 shikuesve në Arena Sofja, Pulev mposhti kundërshtarin e tij në ndeshjen kryesore të mbrëmjes gala me rezultatin 117:111, të fiksuar në letrat e të tre gjyqtarëve në ring. Për Pulev fitorja është e 31-ta në 34 ndeshje si profesionist dhe ka edhe tri humbje. Për Shevadzutsky humbja është e dyta në 13 ndeshje. Kubrat Pulev tha pas fitores së tij ndaj Ihor Shevadzutsky se ukrainasi nuk ishte në nivelin e tij.
Nga sot deri të dielën (26 maj) në bazën e hipizmit “Frigopan”, në fshatin Caracovo, afër Plovdivit, Bullgaria Jugore, po zhvillohet Kupa Botërore e Kërcimit të Pengesave, kualifikimi për Olimpiadën e Parisit, me një fond të përgjithshëm shpërblyes prej..
Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..
Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..
Nga sot deri të dielën (26 maj) në bazën e hipizmit “Frigopan”, në fshatin Caracovo, afër Plovdivit, Bullgaria Jugore, po zhvillohet Kupa Botërore e..