Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gënjesh dhe të qeshësh për shëndet dhe fat!

Foto: Pixabay

Në ditën e 1 prillit, të gjithë mund të argëtohemi duke bërë shaka me të tjerët, por me kusht që ta bëjmë atë me qëllimet më të mira.Rasti është Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Satirës, ​​e cila na kujton se e qeshura është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u përballur me sfidat e jetës. Ndaj në këtë ditë lejohet plotësisht një shaka e pafajshme, të mos themi “e detyrueshme”. Epo, e qeshura është shëndet dhe “Bota mbijetoi se qeshi”! Vetëm në këtë ditë mediat bullgare lejohen të na “gënjejnë” në mënyrë krejt legjitime, duke krijuar një lajm qesharak. Vitin e kaluar, media jonë i njoftoi audiencës se ishte zbuluar një eliksir për rininë e përjetshme, ndërsa dy vjet më parë, një numër çuditërisht i madh bullgarësh besuan nga një reportazh televiziv i 1 prillit se një "disk fluturues" ka fluturuar mbi Sofje. Sigurisht që gjatë tërë vitit na gënjejnë pak a shumë mediat dhe politikanët. Bullgari është sylesh dhe lehtë u beson gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Por ai ka edhe një sens të fortë humori – mjafton t’i shohësh rrjetet sociale dhe të lexosh shakatë e publikuara për jetën tonë të përditshme dhe problemet që na rrethojnë.

Paraardhësit tanë ishin të bindur se për të pasur fat gjatë gjithë vitit, më 1 prill duhet të gënjesh dikë ose ty të të gënjejnë. Por për të dalë me një gënjeshtër mjaftueshëm bindëse, ju duhet imagjinatë dhe mbi të gjitha një humor i mirë. Dita e parë e muajit të pranverës është një rast për të zgjuar shqisat tona për të shijuar jetën. Por vëmendje! Nuk duhet të humbasim vigjilencën as për asnjë moment!


Prilli është një muaj mashtrimi. Gjatë këtij muaji, asgjë nuk është ashtu siç duket! Nuk është rastësi që emri tjetër i tij, sipas besimeve popullore, është... Llëzhko /nga fjala bullgare “llëzha” – gënjeshtër/, kurse në gjuhën e vjetër bullgare muajin e prillit e kanë quajtur "Llëzhunjak". Pse? Sepse për gjerësitë tona gjeografike, është normale që ditët e ngrohta në fillim të pranverës “t’i gënjejnë barërat” dhe fidanët për të lulëzuar, dhe më pas dimri “t'i sulmojë” befas me të ftohtë dhe stuhi bore, të cilat të shkatërrojnë gjelbërimin që zgjohetpër një jetë të re. Për të shpërqendruar vëmendjen e Llëzhkos, dikur të parët tanë kanë shpikur shaka të ndryshme.


Por bullgari di të përdorë të qeshurën, humorin dhe satirën si kundërmasë ndaj mashtrimit, frikës dhe botës absurde që na rrethon. Kështu që të paktën mund të përpiqemi të qeshim shumë dhe me zemër në këtë ditë, sepse humori është një formë më e lartë e inteligjencës, është një dhuratë që na bën më të fortë dhe më të lumtur. Dhe e qeshura, përveçse është falas, është i vetmi ilaç që nuk kërkon recetë. Aristoteli e tha këtë në shekullin e IV para Krishtit!

Foto: Pixabay

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD