“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga shkrimtarët më të dashur për fëmijë. Edhe sot në Bolonja mund të hash akullore pranë Sheshit të Madh, por pallati i të qeshurave dhe imagjinatës së fëmijëve ndodhet jashtë qytetit. Aty ku çdo vit mbahet ekspozita më e madhe e letërsisë për fëmijë në botë - Panairi Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë. Edicioni i tij i 61-të fillon më 8 prill të këtij viti dhe do të vazhdojë deri më 11 prill. Në të do të marrin pjesë rreth 1500 botues, autorë dhe ilustrues nga mbi 90 vende. Mes tyre edhe këtë vit do të jetë Bullgaria me librat dhe autorët më të mirë për fëmijë të vitit të kaluar.
"Forumi atje është jashtëzakonisht i madh dhe i respektuar - thotë Venka Ragina, kryetarja e Shoqatës "Kultura dhe letërsia ", për Radio Bullgarinë. Për herë të parë, vendi ynë do të ketë mundësinë të prezantohet në mënyrë vërtet dinjitoze, me një pavijon më të madh prej 64 metrash katrorë dhe ekspozitën “Gëzim, trishtim dhe shpresë. 25 ilustruesit bullgarë të librave për fëmijë", e cila është një nga gjërat më të rëndësishme për prezantimin e plotë të letërsisë bullgare për fëmijë. Kjo është në fakt pjesëmarrja e dytë e vendit tonë me një pavijon të veçantë dhe të stilizuar, kështu që do të ketë një dukshmëri serioze të kulturës bullgare në botimin e librave për fëmijë”.
Kështu pra na dukeshka
ndonjëherë bota e zymtë
Njerëz, mos u trishtoni -
Letrat e mira janë rrugës! - janë strofat e fundit nga "Letrat e mira" të shkrimtarit të paharruar bullgar për të rinj e të mëdhenj Valeri Petrov. “Letrat e mira” sot fshihen në librat për fëmijë, përrallat dhe poezitë, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme na mësojnë për jetën para jetës. Sot, këto histori festojnë festën e tyre.
Në Bullgari autorët bullgarë u lanë pas dore për një kohë shumë të gjatë - pranoi kohë më parë botuesi dhe përkthyesi Manoll Pejkov para Bellosllava Dimitrovës nga BNR. - Autorë të huaj janë botuar gjithmonë, ndonëse në një përzgjedhje mjaft të kufizuar. Deri vonë, në fakt, ne kishim një estetikë të caktuar- atë të ilustrimit nga përrallat popullore ruse dhe ilustrimin mjaft të ngjashëm 3D të Hollivudit. Gjëja tjetër që ishte shumë përcaktuese në zhanër ishin çmimet – mendohej se meqenëse bëhej fjalë për një libër për fëmijë, duhej të ishte jashtëzakonisht i lirë. Në dekadën e fundit filluan të shfaqen disa shtëpi botuese më të vogla entuziaste, të cilat filluan të botojnë libra për fëmijë të nivelit të lartë”, u shpreh Pejkov.
“Libri për fëmijë është një bishë e veçantë”, citon botuesi Dimitër Rikov autobiografinë e muzikantit Bruce Dickinson.
“Kjo është e mira e Bolonjës – takohen rrymat e ndryshme në artin artistik, sepse dihet shumë mirë se – në librat për fëmijë, kryesore janë ilustrimet, vizionet e ndryshme të artistëve në mbarë botën ndonjëherë bien dakort, por nganjëherë bien edhe ndesh. Ajo që ne, bullgarëve, na intereson është një vizatim më klasik, sllav, më afër estetikës së vendeve si Polonia, Lituania, Sllovenia, Ukraina, vende të tilla. Këto ilustrime janë disi më të kuptueshme, më afër zemrës së prindërve. Ndërkohë shumë prej artistëve tanë bullgarë punojnë me botues të huaj”.
Çfarë duhet t'i kushtohet rëndësi në tekstet për fëmijë të cilët rriten në mjedisin e inteligjencës artificiale? Një temë e ngjashme do të diskutohet nga ekspozuesit në Itali këtë vit. Fëmijët sot janë të ndryshëm nga ne kur ishim në moshën e tyre dhe duket se gjithnjë e më shumë preferojnë histori të reja dhe origjinale për botën dhe gjithçka në të.
Tregu dikton nevojën për takime të reja me personazhe të rinj, sepse fëmijët po lodhen nga historitë e njohura ku të këqijtë që i hanë çamarokët dhe të mirët i shpëtojnë në fund. Një përrallë mund të jetë shumë qesharake dhe edukative në një mënyrë shumë të pazakontë. Fëmijët kërkojnë libra të tillë”.
Fuqia më e madhe e librit për fëmijë është të bashkojë fëmijët dhe prindërit në një vend, dhe fëmijët do ta ndiejnë moralin e historisë në një mënyrë, ndërsa prindërit do të gjejnë një kuptim krejtësisht tjetër në të, por në fund të fundit të gjithë duhet të buzëqeshin, beson Dimitër Rikov.
* "Ku mbeti fëmijëria" Asen Kisimov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..