Pas një pauze të gjatë krijuese, në të cilën Joanna Dragnevës i ndodhën gjërat më të mira - brenda katër viteve ajo u bë nënë dy herë dhe mbrojti një disertacion doktorature në fushën e psikologjisë sociale, këngëtarja e talentuar u kthye në skenën muzikore me një këngë të re - "E pafund". Ajo shënon një periudhë të re në rrugën krijuese të këngëtares, pasi ndryshe nga këngët më kërcimtare që ka regjistruar deri më tani, kjo është balada e saj e parë. Puna për të filloi që në vitin 2020, kur ajo u takua me kompozitorin Shterion Pilidov. Ai i dërgoi Joanës një version demo të një kënge të cilën ajo e pëlqeu menjëherë. Për tekstin e këngës, këngëtarja iu drejtua autorëve të ndryshëm për ta treguar dashurinë në kuptimin e saj më të plotë. Gjetja e fjalëve më të përshtatshme për këtë qëllim rezultoi të ishte një detyrë e vështirë dhe kështu kënga mbeti në pritje.
Një vit më vonë, fjalët e sakta për këngën i erdhën Joannës:
"Një natë, pa e pritur, më erdhën këto fjalë, të cilat rikrijojnë pikërisht atë që ndjej dhe dua të them - pritjen e gjatë për të ndodhur kjo dashuri e mrekullueshme dhe t'i thuash dikujt që e do pafundësisht dhe se kjo është forca që të jep një motiv për të vazhduar të jetosh, të zhvillohesh dhe të bësh atë që do. Dhe të duash edhemë е fort - pafund! Sepse dashuria e vërtetë - është e pafund."
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal