9
Edicioni i dytë i Garës Kombëtare të Folklorit “Me këngët e Zllatka Stavrevës” mblodhi mbi 1 000 interpretues, njoftuan organizatorët e tij. Gjatë fundjavave, 13 dhe 14 prill, interpretues të moshave të ndryshme do të konkurrojnë në Qendrën e Kulturës në Burgas (NHK), ku mbizotërojnë pjesëmarrësit në moshë më të vogël (nga 2 deri në 14 vjeç). Janë 120 interpretues individualë, të ndarë në pesë grupmosha dhe 60 interpretues kolektivë, të ndarë në grupe nën 18 dhe mbi 18 vjeç. Pjesëmarrësit do të vlerësohen nga një juri, e cila përfshin njohës dhe interpretues të shquar të këngëve të zonës së Stranxhës - Prof. Asoc. Danka Cvetkova, Dr. Nikollaj Gurbanov, Kostadin Mihajllov, Janka Rupkina, Manoll Mihajllov dhe Irina Stavreva.
Koncerti me të përzgjedhurit do të mbahet të nesërmen më 14 prill, ku secili prej tyre do të marrë një certifikatë pjesëmarrjeje. Në çdo grupmoshë do të jepen tre çmime - çertifikatë, kupë dhe çmim në para. Gjithashtu janë planifikuar edhe çmime përkrahëse. 

Foto: Arkiva personale
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana..