Investimi në sigurinë e Detit të Zi do të garantojë paqen dhe lirinë në rajon dhe në Evropë. Bullgaria mbështet formulën e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të paqes për Ukrainën në qershor në Zvicër. Kështu deklaroi ministri në detyrë i punëve të jashtme Stefan Dimitrov në Konferencën e Dytë kushtuar sigurisë në Detin e Zi, në kuadër të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Konferenca në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje organizohet bashkërisht nga ministritë e jashtme të Bullgarisë dhe Ukrainës.
Aleatët në Detin e Zi mund të mbështeten te SHBA. Putin mendonte se fqinjët e Ukrainës do të përçaheshin, por e kishte gabim. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken përmes një video-lidhjeje. "Ne punuam me Bullgarinë për të ndaluar dezinformimin e huaj," tha Blinken, duke vënë në dukje nevojën për ndihmë perëndimore për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.
Ne duhet të forcojmë sigurinë në Detin e Zi, i cili është kyç për Bullgarinë, Ukrainën, Turqinë dhe Rumania, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. Në një lidhje video, ai tha: "Vetëm humbja e Rusisë dhe kthimi i integritetit territorial në Ukrainë do të garantojë stabilitet dhe paqe," shtoi ai.
Foto: BGNES, BTAPaketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi..