Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse instrumenti i tij - kitara - është shumë i njohur dhe ekziston pothuajse në të gjitha kulturat në një formë ose në një tjetër, Angell Demirev e kërkon pikënisjen e kërkimeve të tij në fëmijërinë.
Ai ndan me mirënjohje dhe dashuri që nga babai dhe vëllai i tij mësoi trajtimin e instrumentit dhe mënyrat e të luajturit që kufizohen rreptësishtë në zonat tona gjeografike, madje edhe më në lindje, dhe nuk janë shumë të njohura për botën perëndimore. Ai i kombinoi këto aftësi me arsimin e marrë në shkollën e muzikës në qytetin Stara Zagora, ku studioi kitarën klasike. Aty u njoh me muzikën klasike që nga koha paraklasike e deri në ditët e sotme. Më pas, si çdo adoleshent, filloi të luajë kitarën elektrike, e cila e preokuponte me impulset e saj novatore.
Të gjitha këto akumulime i kthejnë koncertet e tij në ngjarje të pritura me padurim nga njohës të muzikës origjinale bashkëkohore cilësore përtej kufijve dhe vijave ndarëse. Një nga këto koncerte do të mbahet më 18 prill në Studion e Parë të BNR-Plovdiv, ku Angell Demirev do të prezantohet me treshen e tij akustike. Pranë tij në skenë do të jenë Petër Milanov - gjithashtu në kitarë akustike dhe Hristo Minçev në kontrabas.
Ju ofrojmë paraprakisht ekzekutimin e tyre të këngës “Je i bukur, pylli im”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/p/Angel-Demirev
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe..