Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije bullgare vijnë për të vazhduar shkollën e lartë apo për t’u realizuar në Bullgari, ndërsa pasaporta bullgare u hap dyert drejt vendeve të tjera të BE-së dhe botës. Një zgjedhje të tillë bëri edhe Sindi Nikollofski, e cila prej një viti punon në ambasadën shqiptare në Sofje si financiere dhe sekretare e ambasadorit. Megjithatë, ajo së shpejti do të përballet me një sfidë të re – një udhëtim brigade në Alaskë, ku do të punojë si kamariere, por mbasi të rikthehet në Bullgari, dëshiron të merret me programim. Gjithashtu, ajo shpreson që nga shtatori të fillojë punë edhe në redaksinë e gjuhës shqipe të Radio Bullgarisë.
Sindi ndan me ne diçka që e befason tek njerëzit që takon si në Shqipëri ashtu edhe në vendin tonë:
"Fshati ynë quhet Vërnik. Atje ka shumë njerëz që flasin dialekt bullgar. Ata janë pranuar si pjesë e popullit shqiptar. Ne kurrë nuk jemi ndjerë keq në Shqipëri, por çdo herë më kanë thënë - "ju nuk jeni shqiptarë, ju nuk jeni shqiptarë". Kjo ndodhi, dhe kur erdhëm në Bullgari, na thanë përsëri - "ju nuk jeni bullgarë, ju jeni shqiptarë", sikur ne të mos kishim një identitet. Megjithatë, unë kam kaluar shumë mirë si në Shqipëri ashtu edhe në Bullgari, d.m.th., ndihem mirë në të dyja vendet dhe nëse më pyesni a jam shqiptare apo bullgare, nuk di t'ju përgjigjem”.
Sindi është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen që vendi ynë i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo pranon se që në momentin që atje është njohur minoriteti bullgar, kushdo që dëshiron mund të marrë lehtësisht pasaportën bullgare. "Ka shumë të rinj nga fshati ynë që studiojnë në Sofje dhe punojnë në punë të ndryshme. Bullgaria dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë vende të afërta, kanë pasur marrëdhënie shumë të mira", na tregon Sindi.
Ajo foli pak për prindërit. Babai i saj ka ndërruar jetë, ndërsa nëna e saj punon si psikologe në bashkinë e Bilishtit, në rajonin administrativ të Korçës. Ndihmon fëmijët që janë të mbyllur në vetvete ose janë pjesë e spektrit të autizmit.
Vendi i preferuar i Sindit në Sofje janë parqet e shumta ku ajo mund të dalë për shëtitje. Këtë gjë e bën me kënaqësi në çdo moment. Përveç kësaj, qyteti i jep asaj një qetësi të madhe, të cilën nuk e ka ndjerë askund më parë. Ky është padyshim një vështrim interesant dhe sigurisht ndryshe i përditshmërisë në kryeqytetin tonë.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..
Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..