Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Kallojan Geshev
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243 pikë dhe kështu arriti të eliminojë konkurrencën përballë Ayryan Shukla (233 pikë) dhe Vandal Nyati (166 pikë) nga India, raporton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në konkurs morën pjesë 90 pjesëmarrës nga e gjithë bota e moshave të ndryshme.

Ky nuk është çmimi i parë i Kallojanit. Ai fitoi medaljen e artë dhe titullin botëror në Kampionatin Botëror të Matematikës për Shpejtësinë Mendore në moshën nën 12 vjeç 2022 të mbajtur në Bielefeld, Gjermani. Në mars 2023, Kallojan Geshev mbrojti me sukses titullin e tij botëror. Ai thotë se matematika është pasioni i tij.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD

Besimi në mediat publike - çelësi i ekzistencës së tyre

Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..

botuar më 25-10-22 11.46.PD