Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim efektiv të burimeve.
Ulja me 55 për qind e rasteve të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit, fokusimi i luftës kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe onkologjike, përmirësimi i kujdesit shëndetësor të nënës dhe fëmijës, shëndetit mendor dhe kujdesit psikiatrik - këto janë disa nga prioritetet e përcaktuara në strategji.
"Ka ende rajone ku kujdesi shëndetësor është i vështirë për t'u arritur. Edhe nëse supozojmë se disa nga tekstet janë shkruar mirë, nuk do të ndodhin, sepse nuk janë të lidhura me buxhetin dhe Produktin e Brendshëm Bruto”, komentoi Andrej Çorbanov nga “Ka një popull të tillë”.
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..
Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..
Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..