Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Foto: BGNES

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, si dhe në ato jashtë tyre, në të cilat kanë votuar të paktën 100 zgjedhës në zgjedhjet e mëparshme. Ministria e Punëve të Jashtme nuk rekomandon hapjen e qendrave të votimit në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe në Odesë.

Për momentin, numri më i madh i seksioneve jashtë vendit pritet të jetë sërish në Turqi, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe në Irlandën e Veriut, Gjermani, Spanjë dhe SHBA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Qeveria e përkohshme po punon për paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën

Qeveria e përkohshme po punon për të formuar paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën, tha për BNR ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov pas përfundimit të një takimi të ministrave ushtarakë të vendeve të NATO-së. I pyetur për të komentuar fjalët e..

botuar më 24-06-14 6.17.MD

Njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për shkak të një mosfunksionimi në pjesën jobërthamore

Më 15 qershor, blloku i gjashtë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” do të mbyllet për aktivitetet e planifikuara të mirëmbajtjes parandaluese për shkak të keqfunksionimeve të zbuluara të sistemit të vajit të një transformatori blloku në pjesën..

botuar më 24-06-14 3.53.MD

Presidenti kërkoi një debat për trajnimin fillestar ushtarak të të rinjve

Nevojitet një debat që të rinjtë në Bullgari të kenë të paktën trajnim bazë ushtarak, i cili do të kontribuojë në tejkalimin e distancës në rritje midis shoqërisë dhe ushtrisë. Këtë thirrje e bëri presidenti dhe komandant suprem Rumen Radev në..

botuar më 24-06-14 3.27.MD