Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga “24 Çasa”.
40 ditë para zgjedhjeve të 9 qershorit për parlamentin kombëtar dhe eurodeputetët, GERB-SDS është forca e parë politike me 24.9% mbështetje. E dyta janë “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 15.5%. Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) me 14,4% dhe “Vëzrazhdane” me 14,2 për qind kanë përkrahje pothuajse të njëjtë të atyre që kanë shprehur gatishmëri për të votuar. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 9.1% të mbështetjes. “Ka një popull të tillë” (ITN) hyn në parlamentin e ri me 4.8% të votave. 6.9% kanë deklaruar se do të përdornin opsionin "Unë nuk mbështes askënd". 49% kanë shprehur gatishmëri për të shkuar në votime, ose më shumë se 2.6 milionë votues.Qeveria e përkohshme po punon për të formuar paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën, tha për BNR ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov pas përfundimit të një takimi të ministrave ushtarakë të vendeve të NATO-së. I pyetur për të komentuar fjalët e..
Më 15 qershor, blloku i gjashtë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” do të mbyllet për aktivitetet e planifikuara të mirëmbajtjes parandaluese për shkak të keqfunksionimeve të zbuluara të sistemit të vajit të një transformatori blloku në pjesën..
Nevojitet një debat që të rinjtë në Bullgari të kenë të paktën trajnim bazë ushtarak, i cili do të kontribuojë në tejkalimin e distancës në rritje midis shoqërisë dhe ushtrisë. Këtë thirrje e bëri presidenti dhe komandant suprem Rumen Radev në..
Në maj 2024, inflacioni mujor ishte -0.2%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Inflacioni që nga fillimi i vitit (maj 2024..
Takimi i nëntëmbëdhjetë botëror i mediave bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), do të mbahet nga 18 deri më 21 qershor në 3..
GERB - SDS ftoi partitë e parlamentit të ri për takime. Për të diskutuar mbi formimin e qeverisë dhe temat kryesore publike, në orën 13:00 janë të..