Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme globalisht dhe në Evropë.
Edhe një herë, eurodeputetët e krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë votuan kundër të drejtës së grave për abort të sigurt dhe të ligjshëm dhe provokuan fjalime shumë emocionale.
Rezoluta progresive e miratuar kujtoi se shëndeti dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë të drejta themelore të njeriut që duhet të mbrohen dhe të afirmohen me vendosmëri në çdo vend anëtar. Dokumenti nxiti Komisionin Evropian që t'u bëjë thirrje edhe një herë qeverive kombëtare që të dekriminalizojnë plotësisht abortin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2022 dhe të garantojnë, mbrojnë dhe inkurajojnë të drejtat e grave.
Rezoluta progresive kërkon që neni 3 i Kartës të amendohet për të deklaruar se "Çdokush ka të drejtën e autonomisë trupore, të aksesit të lirë, të informuar dhe të plotë te shëndetësia seksuale dhe riprodhuese, si dhe te të gjitha shërbimet shëndetësore të lidhura pa diskriminim, duke përfshirë aksesin në abortin e sigurt dhe të ligjshëm.'' Duke integruar mbrojtjen ligjore të së drejtës së abortit brenda kufijve të BE-së në Kartën e të Drejtave Themelore të Unionit, pritet të sigurohet që asnjë grua apo vajzë në BE nuk do të detyrohet të kërkojë abort të pasigurt dhe kërcënues për jetën dhe se çdo gruas do t'i jepet autonomi mbi trupin tuaj.
Rezoluta u kërkoi vendeve anëtare të luftojnë barrierat ndaj abortit, duke u bërë thirrje Polonisë dhe Maltës që të shfuqizojnë ligjet e tyre dhe masat e tjera që lidhen me ndalimet dhe kufizimet e abortit.
Sipas ligjit aktual, gratë polake mund të kenë akses në një abort vetëm nëse jeta e tyre është në rrezik ose nëse shtatzënia është rezultat i një krimi. Një vendim i gjykatës i vitit 2020 kufizoi suplementarisht aksesin në abort, duke vendosur që gratë nuk mund të ndërpresin më shtatzënitë për shkak të defekteve të fetusit. Për vite me radhë, në Poloni zhvillohen demonstrata masive kundër legjislacionit të rreptë konservator, i cili ka shkaktuar raste vdekjeje.
Aborti është kthyer në axhendë në Poloni, disa muaj pasi qeveria konservatore e vendit u rrëzua dhe qeveria e qendrës së djathtë të Donald Tusk erdhi në pushtet dhe u përpoq të liberalizonte ligjet e abortit. Kryeministri Tuks i tha Radios Polake se kjo nuk është një çështje mjekësore, por një çështje e të drejtave të njeriut.
Edhe pse pjesa më e madhe e Evropës e ka legalizuar abortin, disa vende vendosin kufizime për gratë që duan të ndërpresin shtatzëninë dhe dallimet e thella për këtë çështje mbeten.
Edhe në vendet pa barriera ligjore, gratë shpesh përballen me pengesa serioze financiare, kulturore dhe informative. Për shembull, në Itali, ku shtatë nga 10 gjinekologë refuzojnë të kryejnë abort.
Aborti është i paligjshëm në Gjermani, përveç në rrethana të caktuara, të tilla si kur jeta e gruas është në rrezik ose ajo është viktimë e një krimi të dhunshëm. Në këto raste, procedura duhet të kryhet brenda 12 javëve nga ngjizja.
Dokumentarisht, gratë në Kroaci kanë të drejtën e një aborti, por në praktikë zgjedhja e lirë e grave bie ndesh me të drejtën e mjekut për të refuzuar. Ai mund t'i referohet asaj dhe me ndërgjegje të refuzojë të kryejë një abort. Kjo detyron disa gra të udhëtojnë jashtë vendit për të ndërprerë shtatzëninë.
Nga ana tjetër, Franca bëri një kthesë të fortë në drejtim të së drejtës për abort. Partia Rilindja e presidentit francez Emmanuel Macron ka iniciuar një projekt-ligj reformash që do të përfshinte të drejtën e abortit në kushtetutën franceze, duke e bërë të pamundur privimin e një personi nga e drejta për të ndërprerë shtatzëninë.
Në sfondin e tablosë së diskutueshme legjislative moderne në disa vende anëtare të BE-së, legjislacioni jashtëzakonisht kufizues në Bullgari, i cili madje në vitet pas 1944-ës parashikonte burg, u anulua në vitin 1956. Urdhëresa e fundit daton në vitin 1990, e cila lejon abortin me dëshirë të gruas deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë, kujton në një intervistë për BNR juristja Dr. Maria Petrova - themeluese e zyrës së parë të specializuar të Bullgarisë për të drejtën shëndetësore, mjekësore dhe farmaceutike, anëtare e Shoqatës Botërore të Ligjit Mjekësor:
“Edhe pse Urdhëresa për ndërprerjen e shtatzënisë është bërë në vitin 1990, ajo nuk tregon ndonjë dobësi të veçantë ligjore. Mundëson ndërprerjen e shtatzënisë si sipas dëshirës, ashtu edhe sipas udhëzimeve mjekësore, duke përfshirë moskufizimin e mënyrës në të cilën mund të bëhet kjo. Këtu është vendi për të rrëzuar mitin se në Bullgari ndalohet aborti me medikamente, përkundrazi, ai lejohet, me legalizimin e medikamenteve përkatëse, edhe me këtë urdhëresë të vitit 1990 për kushtet dhe procedurën e ndërprerjes artificiale të shtatzënisë.”
A mund të kujtojmë rreziqet e legjislacionit kufizues që zbatohet jo vetëm në vendet jashtë BE-së, por edhe në vendet anëtare?
“Sa herë që merret një model kufizues, pavarësisht nëse flasim për abortin, transplantimin dhe transfuzionin e gjakut, ne gjithmonë shohim ekstremin tjetër. Sa më shumë të jetë e ndaluar një gjë, aq më të shpeshta dhe negative bëhen përpjekjet për të kapërcyer këtë ndalim.”
A mendoni se e drejta e abortit duhet të përfshihet në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, aq më tepër se votimi në PE nuk do të thotë se çështja është zgjidhur. Është e nevojshme që të gjitha qeveritë e 27 vendeve anëtare të bien dakord njëzëri. Në praktikë ky vendim është simbolik, por çfarë fshihet pas këtij akti politik?
“Ideja kryesore e përfshirjes në Kartë është sepse ka ende vende që e kriminalizojnë abortin, d.m.th. jo vetëm që nuk ia njohin gruas të drejtën për të vendosur vetë, për trupin, për të ardhmen e saj, por e barazojnë abortin me krim. Dhe në fakt, Komisioni Evropian propozon që përmes PE-së të bëhet në mënyrë që të mos ketë një shtet anëtar të BE-së ku aborti është krim, të krijohen kushte, rend dhe kufij ligjorë që u mundësojnë grave të ndërpresin shtatzëninë e tyre, për të rritur edukimin në fushën e kulturës dhe marrëdhënieve seksuale. Por në bazë të kësaj është dekriminalizimi i abortit, dhe jo vetëm njohja e njërës prej të drejtave tona të shumta, me të cilën për fat të mirë mund të krenohen gratë bullgare, sepse ne nuk kemi kufizime dhe ndalime dhe aborti nuk është krim në Bullgari në dallim të disa vendeve të tjera.”
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Foto: arkiv, EPA/BGNES, BTA, BNR
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..