Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorja e ikonave Ekaterina Titova: Bullgaria është e mrekullueshme! Duajeni dhe vlerësojeni atë!

17
Foto: facebook.com/RKIC.Sofia

Midis biologjisë dhe ikonografisë kishtare, tangjentet janë të panjohura dhe të pakuptueshme për ata që i janë kushtuar shkencës. Për Ekaterina Titovën, Doktor i shkencave biologjike, e mësuar t'i qaset gjithçkaje në rrugën e logjikës, kisha vjen disi vetvetiu, përmes muzikës dhe më pas përmes këndimit në korin e Katedrales së Shën Nikollës në qytetin francez të Nicës. Në fillim, Katja këndonte pa kuptuar përmbajtjen e këngëve dhe filloi të bënte pyetje, por askush nuk i jepte përgjigje. Falë këtij interesimi, ajo u regjistrua për të studiuar si studente e jashtme në Seminarin Teologjik të Kishës Ortodokse Ruse në Paris - Shën Genoveva. Studimet atje i zbuluan rrugën që ajo duhet të ndjekë. Që në fund të vitit të parë shkollor, prifti i kishës, ku ajo vazhdonte të këndonte, e bekoi për të drejtuar një shkollë të së dielës. Dhe teksa u mësonte fëmijëve katekizmin, në fund të çdo orë mësimi vizatonte së bashku me ta. Kështu, së bashku me këndimin në kishë dhe orët e mësimit që jepte në shkollën e së dielës, ajo filloi të studionte pikturën e ikonave në Paris:

"Duke dhënë mësim kuptova se sa e rëndësishme është t'u tregosh për dashurinë, për Zotin - thotë Ekaterina Titova në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë. - Fëmijët janë bilingual, disa prej tyre me rrënjë ruse, të tjerët me rrënjë bullgare. Kishte gjithashtu gjysmë italianë, gjysmë francezë - ata flasin një gjuhë në shkollë dhe një tjetër në shtëpi. Ndonjëherë ata flasin edhe dy ose tre gjuhë të ndryshme në shtëpi dhe e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se cilët janë. Prandaj u thashë se bërthama kryesore brenda tyre është Ortodoksia, pavarësisht nga kombësia e tyre. Dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ta – ata kishin një dritë në sytë e tyre dhe kjo u mjaftonte. U thashë se Kisha Ortodokse është shtëpia e tyre në çdo cep të botës."

Pas diplomimit në seminarin në Paris, Katja zotëroi teknikat artistike gjatë praktikave në Akademinë e Arteve Klasike në Firence (Itali) dhe Akademinë e Artizanatit në Moskë (Rusi). Teksa vazhdon studimet, kupton se për të pikturuar mirë, artisti duhet të relaksohet dhe të mos mendojë për asgjë. Megjithatë, piktori i ikonave duhet të lutet në Shpirt dhe të mbledhë veten. Ai duhet të organizojë një sasi të madhe materialesh rreth vetes dhe të lutet, pastaj t'i kalojë të gjitha në dërrasë. 

Nga ikonat e Ekaterina Titovës, rrjedh dritë e artë, një simbol i shenjtërisë. Ngjyrat e imazheve janë pastel i butë, sepse ato duhet të predispozojnë për lutje. "Kotësia është gjithmonë e ndritshme. Përmes ikonave duhet të përcillet qetësi, kjo është pikëpamja ime personale. Është afër zemrës sime," vëren Katja. Përveç ikonave, ajo pikturon edhe shalle, freskuese dhe çadra. Kur u martua, Katja jetoi në Gjermani dhe Austri, ku At Vlladimir Tishçuk, kreu aktual i Kishës Ruse në Sofje, e kurorëzoi në kishë. Kështu, nëpërmjet At Vlladimirit, ajo erdhi në Bullgari dhe bëri ekspozitën e saj në Institutin Kulturor Rus. Ndërkohë, ajo viziton Veliko Tërnovon dhe Manastirin e Rillës, të cilët e mahnitin me shpirtin e tyre:

"Isha në Veliko Tërnovo, qyteti në përgjithësi ishte i mahnitshëm, ka një shtresë kaq të madhe kulturore. Ndjeva një gëzim të tillë atje, një shpërthim i vërtetë emocionesh, vrapoja nëpër qytet. Kjo është zemra shpirtërore e Bullgarisë dhe unë isha krenare për ju që kishit një vend të tillë. Është më mirë se Zvicra, ka një shpirt të tillë, edhe sikur të ecësh rrugëve, është kudo! Në Manastirin e Rilës ishte gjithashtu një përvojë e mahnitshme shpirtërore. Ky ishte manastiri i parë që vizituam në Bullgari. Gjithçka atje është harmonike dhe e bërë me dashuri për Zotin – tempuj, ndërtesa dhe në muzeun kryesor zemrat tona ndaluan. Ne e lamë shpirtin atje, ndoshta sepse nuk kemi parë kurrë një bukuri të tillë askund tjetër në Austri, në Gjermani, apo në disa nga muzetë më mahnitës në Evropë. Dhe vërtet, e besoj këtë. Kjo është një trashëgimi e madhe. Bullgaria është ajo që pamë atje. Unë mendoj se ka një thesar të tillë informacioni atje, ka qenë shumë, shumë bukur. Të jemi krenarë për të, ta mbajmë dhe ta ruajmë. Më duket se vetëm besimi e ruan kombin, se pa besim shpërndahemi kollaj nëpër cepa, ndërsa me besim sigurisht që bashkohemi me Zotin."

Në fund të bisedës sonë, Ekaterina Titova uron që bullgarët të jetojnë me Krishtin dhe, më e rëndësishmja, të kujtojnë Zotin, besimin dhe historinë e vet. "Është kaq i pasur. Ju keni një vend të mrekullueshëm – duajeni dhe vlerësojeni atë."

Foto: Darina Grigorova, facebook.com/RKIC.Sofia, podvorie-sofia.bg, icon-blagovest.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD