Qëllimi është të bindeni për drejtësinë e të gjitha proceseve që do të zhvillohen gjatë zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev gjatë shortit të numrave të serive të makinerive të votimit që do të certifikohen për zgjedhjet e 9 qershorit. Kemi sigurinë e Ministrisë së Qeverisjes Elektronike se do të bëjë përpjekje maksimale, tha Gllavçev. Sipas tij, qëllimi përfundimtar është që të binden votuesit se vota e tyre do të numërohet drejt dhe të rikthehet besimi në procesin zgjedhor në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e qytetarëve. “Është e rëndësishme të rikthehet besimi i qytetarëve në votim me makinë”, theksoi ushtruesi i detyrës së ministrit të qeverisjes elektronike Valentin Mundrov.
Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj tha se nuk do të jetë ndër kandidatët për patrik të Bullgarisë. "Shkrova një letër. I thashë Sinodit të Shenjtë atë që duhet të them dhe e konsideroj të mjaftueshme", shtoi Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Fjalët e..
Një projekt urgjent është thellimi i portit të Varnës në mënyrë që ai të mund të akomodojë luftanijet e reja të vendit, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një intervistë për gazetën "24 Çasa". Ai vazhdon konsultimet e nisura nga paraardhësi..
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..
Një projekt urgjent është thellimi i portit të Varnës në mënyrë që ai të mund të akomodojë luftanijet e reja të vendit, tha ministri i mbrojtjes Atanas..
Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj tha se nuk do të jetë ndër kandidatët për patrik të Bullgarisë. "Shkrova një letër. I thashë Sinodit të Shenjtë atë që..