Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjysma e popullsisë së Bullgarisë jeton në dy nga gjashtë rajonet e vendit

Foto: BTA

Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e meshkujve mbizotëron në grupmoshën deri në 55 vjeç dhe me rritjen e moshës rritet përqindja e femrave.

Gjysma e popullsisë së vendit (51.5%) jeton në dy nga gjashtë rajonet e Bullgarisë - rajonin jugperëndimor (31.3%) dhe në rajonin jug-qendror (20.2%). Më pak i populluar është rajoni veriperëndimor – 664 000 njerëz, ose 10.3% e popullsisë së vendit.

23.8% e popullsisë së vendit është 65 vjeç e lart.

Në vend ka 911 025 fëmijë nën moshën 15 vjeç, ose 14,1% e popullsisë së përgjithshme.

Deri më 31.12.2023, 73,5% e banorëve të vendit jetojnë në qytete dhe 26,5% në fshatra.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD
Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD