Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Foto: baatbg.org

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve standarde në qytetet e famshme evropiane ose pushimeve  klasike në det dhe male. Prandaj, tendenca është të kërkohen destinacione të panjohura dhe emocione të reja e të reja, mundësisht me një element surprizë ose adrenalinë të lartë. Këta njerëz e quajnë veten udhëtarë, jo turistë. Dhe dëshira e tyre për t'u zhytur në një mjedis krejtësisht të panjohur, për të komunikuar me natyrën ose për t'iu nënshtruar vullnetarisht një lloj prove, janë baza e një industrie të re që po merr vrull edhe në Bullgari. “Adhuruesit më të mëdhenj të turizmit alternativ janë mysafirët nga Britania e Madhe, Franca, Holanda, Belgjika dhe Republika Çeke, megjithëse bullgarët tashmë filluan të zgjedhin përjetime më të pazakonta”, thotë Eleonora Josifova, presidente e Shoqatës Bullgare për Turizmin Alternativ dhe shton:

“Vëzhgimi i natyrës së egër është diçka e zakonshme për mua dhe për njerëz të tjerë, por është ende ekzotike për shumë bullgarë. Përndryshe në Bullgari mund ta ofrojmë me bollëk. Të tilla si vëzhgimi i zogjve, pilivesa të ndryshme, bimëve të rralla dhe të gjitha llojeve të kafshëve të egra. Ne kemi ekspertë shumë të mirë në këto fusha dhe ata po udhëheqin gjithnjë e më shumë grupe në male dhe në zonat në vend me specie interesante të mbrojtura. Ka njerëz, për shembull, që lënë mënjanë një ditë për të fotografuar një pelikani. Pra, në këtë drejtim kemi çfarë t'u tregojmë të huajve dhe bullgarëve."

Nëse, për shembull, jeni të dhënë pas të ashtuquajturit api turizëm, adresa juaj është fshati Kosharica në rajonin e vendbanimit bregdetar Nesebër, ku një prodhues vendas i mjaltit mirëpret turistët në fermën e tij private. Aty do të vizitoni Muzeun e Bletëve dhe do të hidhni një sy në mikrokozmosin e koshereve. Dhe ju mund të fluturoni në një balonë mbi shkëmbinjtë e qytetit  Bellogradçik ose digën Koprinka. Ose të zhyteni në të panjohurën duke u regjistruar në udhëtimet e njohura "të fshehta" në qoshet e panjohura të Bullgarisë. Dhe në vend që të qëndroni në një hotel apo bujtinë, pse të mos zgjidhni të kaloni natën në një tendë të vjetër bullgare, në shtëpinë prej balte ose në fshatin me vila të kukudhëve të pyllit? Alternativat për t'u ndjerë më afër natyrës po shumohen vazhdimisht. Por këto lloj pushimesh shoqërohen me eksperienca pozitive dhe “trendi” së fundmi synon emocione të forta me... ngjyra paksa të dhimbshme. Emblemë e këtij lloj udhëtimesh të errëta në vendin tonë është monumenti Buzlluxha, për shkak të të cilit Bullgaria vizitohet çdo vit nga qindra mbështetës të të ashtuquajturit turizëm të errët.

"Ka një tendencë për të rizbuluar mbetjet socialiste - Buzlluxha është në krye në këtë aspekt - thotë Eleonora Josifova. – Për shembull, në një ekspozitë në Spanjë në të cilën mora pjesë së fundmi, njerëzve u bëri shumë përshtypje Buzlluxha dhe vazhdimisht më pyesnin "Ku është? Dua te shkoj !". Interes për këto udhëtime tregojnë njerëz që nuk kanë jetuar në kohën e socializmit ose në vendin e tyre nuk ka ndërtesa dhe mbetje të tilla. Disa gëzojnë vizitat e natës në vende të caktuara për t'i admiruar ato në errësirë. Për shembull, ka njerëz që duan të vizitojnë fabrikat tona të braktisura gjatë natës dhe kështu të shtojnë një adrenalinë të lartë në udhëtimet e tyre. Të tjerë duan të vizitojnë parqe të ndryshme varrezash dhe të zbulojnë dallimet kulturore midis shteteve”, përfundoi Eleonora Josifova.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Shoqata Bullgare për Turizëm Alternativ, Pixabay, Komuna Bellogradçik




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD