Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën.
I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të hapur përsëri dyert e parajsës. Kjo do të ndodhë të dielën e quajtur me emrin më të shkurtër - Pashkë.
Të Shtunën e Madhe shërbesa e kishës fillon herët në mëngjes dhe vazhdon deri në fund të ditës. Kështu, këngët e së shtunës së fundit bashkohen me këngët e Pashkëve dhe përfundojnë me tingujt e solemnitetit "Krishti u ringjall!"
Shërbesa e Pashkëve në tempullin-monument “Shën Aleksandër Nevski” do të kremtohet nga kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse Bullgare – Mitropoliti i Vracës Grigorij, për shkak të vdekjes së Patriarkut Neofit.
Për shërbesat do të përdoret zjarri i bekuar, i cili u soll vitin e kaluar nga Jeruzalemi.
E Shtuna e Madhe është gjithashtu dita e fundit në të cilën mund të lyhen vezët për Pashkët.Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...