Iniciativa Wings for Life World Run është një ngjarje globale që do të mbahet njëkohësisht në të gjithë botën më 5 maj dhe do të fillojë në orën 14:00 me orën bullgare. Të gjitha fondet e mbledhura nga tarifat e hyrjes do të dhurohen për kërkime mjekësore me qëllimin për t'i bërë dëmtimet e shtyllës kurrizore plotësisht të shërueshme.
Wings for Life World Run nuk ka rregulla strikte - njerëzit vrapojnë me ritmin e tyre të zgjedhur dhe mbulojnë kilometrat për të cilat janë përgatitur.
Në edicionin e njëmbëdhjetë të nismës, të interesuarit në vendin tonë mund të përfshihen nga Kopshti i Borisit në Sofje. Rruga është gjithashtu e përshtatshme për pjesëmarrësit në karrige me rrota.
Starti është tek “Elefanti”, pas së cilës do të ketë 1.8 km vrap në shtigje asfalti, 1.2 km në zhavorr dhe 1.8 km të tjera në një shteg të gjerë asfalti.Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..